Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Mënyra shfletim privat në Firefox

Nëse kompjuterin tuaj e përdorin dhe të tjerë veç jush, ose nëse doni të kufizoni se sa shumë apo pak gjëra mund të grumbullojnë sajtet rreth jush, mund të përdorni mënyrën e shfletimit privat në Firefox. Shfletimi privat fshin gjurmët dixhitale që lini pas, kur shfletoni në internet — mendojini si gjurmët në pyll.

Ç’kryen shfletimi privat?

Mënyra e shfletimit privat hap një dritare të re shfletimi. Kur e mbyllni, historiku i shfletimit tuaj për atë dritare dhe çfarëdo cookies ndjekjeje nga sajte të që vizitoni do të fshihen. Ndihmëz Pro për Firefox: Mos harroni të mbyllni dritaren e shfletimit privat, kur të keni mbaruar!

Dritare shfletuesi Firefox nën mënyrën shfletim privat.

Ç’nuk kryen shfletimi privat

Mënyra e shfletimit privat s’do të fshijë ndonjë faqerojtës të ri që krijoni prej një dritareje shfletimi private, apo t’ju mbrojë nga malware apo viruse. As u pengon sajteve që vizitoni të shohin ku gjendeni fizikisht, apo t’i ndalojnë shërbimit tuaj internet të regjistrojë ç’bëni. Për këto, do t’ju duhej një VPN i besueshëm.

Krahasoni shfletimin privat në Firefox me mënyrën incognito të Chrome-it.