Firefox Focus

Thjesht shfletim privat në celular

Firefox Focus është shfletuesi juaj i përkushtuar privatësisë, me mbrojtje të automatizuar nga gjurmimet. Me Focus, faqet tuaja ngarkohen më shpejt dhe të dhënat tuaja mbeten private.

Firefox Focus është gati për pajisje iOS dhe Android.

Merrni Firefox Focus

Që t’ia filloni, skanoni kodin QR

Skanoni kodin QR që të merrni Firefox Focus-in

Fshihni historikun tuaj

Fshini lehtësisht historikun, fjalëkalimet dhe cookie-et tuaja, që reklamat e padëshiruara të mos ju ndjekin nëpër internet. Thjesht prekni butonin e fshirjes te fusha e kërkimeve dhe iku.

Shpjereni një shkallë më lart mënyrën private

“Shfletimi privat”, në shumicën e shfletuesve, s’është me tërë mend edhe aq privat. Firefox Focus-i ofron si parazgjedhje privatësi të një shkalle më lart dhe mbështetet te Mozilla, enti jofitimprurës që lufton për të drejtat tuaja në web.

Mbrojtje nga gjurmimet

Firefox Focus-i bllokon si parazgjedhje një gamë të gjerë gjurmuesish të zakonshëm, përfshi gjurmues rrjetesh shoqërorë dhe ata të bezdisurit që vijnë prej gjërash të tilla si reklamat Facebook.

Shiheni gjithçka më shpejt

Focus heq gjurmues, kështu që faqet që po shihni kërkojnë më pak të dhëna dhe ngarkohen shumë më shpejt. Veç kësaj, fiksoni deri në katër shkurtore në skenën tuaj të hyrjes dhe kaloni te sajti juaj i parapëlqyer edhe më shpejt, pa shtypur gjë.

Krijuar nga Mozilla

Besojmë se gjithkush duhet të ketë kontrollin e jetës së vet internetore. Për këtë ndeshemi që prej 1998-s.