Përshpejtojeni kompjuterin tuaj

Çdo program kompjuteri që xhironi zë ca kujtesë. Kur përdoret shumë prej saj, sistemi juaj mund të ngadaaaaaaalësohet. Firefox-i synon për baraspeshim — përdorim kujtese mjaftueshëm për t’ju lejuar të shfletoni rrjedhshëm dhe lënie kujtese të bollshme për ta mbajtur kompjuterin tuaj të përdorshëm.

Reshtni së mbaruari kujtesën

Chrome përdor deri në 1.77x më tepër kujtesë se sa Firefox-i. Nëse kompjuteri juaj ka pak kujtesë, kjo mund të shkaktojë ngadalësim të ndjeshëm. Përdorimi i versionin më të ri të Firefox-it me multi-proces mund të sjellë më tepër kujtesë të lirë për xhirimin e programeve tuaj të parapëlqyer.

Shfletoni më shpejt, privatisht

Eksplorojeni web-in më shpejt me Shfletimin Privat në Firefox. Vetëm mënyra private e Firefox-it përfshin mbrojtje nga gjurmimet, e cila bllokon ngarkimin në faqe të reklamave me gjurmues. Mbrojtja e sajteve nga bllokuesit do të thotë që faqet web të ngarkohen më shpejt.