Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Firefox-i vazhdon të bëhet më i shpejtë

Si matet shpejtësia e shfletuesve?

Bankëprova më e përdorur e funksionimit të shfletuesve për matjen e shkallës së reagimit të aplikacioneve web quhet Speedometer. Teksa ekzistojnë bankëprova të tjera për shfletuesit, Speedometer 3 është standardi i ri se si matim funksionimin e shfletuesit tuaj. Provat më të reja pasqyrojnë më mirë web-in e sotëm — punim me grafikë të pasur nga ana pamore, përpunim teksti, ndërveprim me faqe të ndërlikuara dhe të rënda web, b.f., sajte të rinj — dhe vlerëson një pamje të plotë të funksionimit të shfletuesit.

Bankëprova e re Speedometer 3 është bankëprova e parë e rëndësishme që është zhvilluar madje përmes një bashkëpunimi të mbështetur nga çdo shfletues i rëndësishëm, e hartuar për të përfituar prej saj krejt web-i.

Përditë më i shpejtë

Firefox-i ngrihet mbi mekanizmin Gecko të klasit botëror, me stilizim dhe skemë faqesh të shpejtë sa shokon, veçori JavaScript moderne dhe një rrahje që s’ndalet kurrë përmirësimesh të reja të funksionimit, për t’i mbajtur përdoruesit tanë të kënaqur dhe për të shtyrë përpara platformën web.

Tërë shfletuesve iu desh të bëjnë përmirësime, që të dalin mirë në provat me Speedometer 3. Firefox-i në veçanti bëri përpjekje të mëdha, duke dalë dukshëm më i shpejtë për përdoruesit tanë, si përfundim i drejtpërdrejtë i këtyre përpjekjeve. Firefox-i është më i shpejtë se kurrë më parë, me shpejtësi që e ndjeni vërtet, përfshi ngarkim më të shpejtë faqesh dhe ndërveprime më të rrjedhshme.

Drejt një web-i më të shpejtë

Mozilla i është përkushtuar përmirësimit të vazhdueshëm të shfletuesit tonë, si dhe krejt web-it. Kjo është arsyeja pse investuam në bashkëpunimin për krijimin e Speedometer 3, i cili, nga ana e tij, ka përmirësuar funksionimin e krejt shfletuesve. Ndaj, cilindo shfletues të zgjidhni, Mozilladëshiron të jetë i shpejtë.