Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

Krahasim i Shfletues Firefox-it me Microsoft Internet Explorer

Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

Teksa Internet Explorer-i i Microsoft-it ende vjen i parainstaluar në shumicën e PC-ve me bazë Windows, Microsoft-i qartazi do të parapëlqente që ju të përdornit shfletuesin e tyre Edge, i cili është vënë si parazgjedhje, kur blini një kompjuter të tillë.

Microsoft-i e ndali prodhimin e markës Internet Explorer disa vite më parë, në favor të shfletuesit të vet të përditësuar Edge për Windows 10. Por adoptimi i ngadaltë i Edge-it la vend që Internet Explorer të vazhdojë të ekzistojë, kryesisht për arsye përputhjeje për bizneset.

Këtu do të krahasojmë Shfletues Firefox tonë me Internet Explorer-in, për sa i takon sigurisë, veçorive dhe bartjes. Do t’ju ndihmojmë të kuptoni dallimet mes një shfletuesi modern, i tillë si Firefox-i që pajtohet me standardet web dhe shfletuesit që mund të jeni duke e përdorur për biznesin ose për hatër huqesh të vjetra që vdesin me zor.

Siguri dhe Privatësi

Siguri dhe Privatësi Firefox Internet Explorer
Mënyra Shfletim Privat Po Po
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta Po Po
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash Po Jo
Bllokon gjurmues shoqërorësh Po Jo

Nëse s’keni ecur më tej nga përdorimi i Internet Explorer-it, qoftë vetëm faktori i rreziqeve të sigurisë do të ishte i mjaftueshëm për t’ju bindur. Vetë shefi i sigurisë së Microsoft-it ka paralajmëruar miliona vetë, që vazhdojnë të përdorin Internet Explorer-in si shfletuesin e tyre kryesor, se e vënë veten në “rrezik”.

Microsoft-i nuk mbulon më zhvillim të ri për Internet Explorer-in, çka do të thotë se shqetësimet për sigurinë janë të harlisura. Microsoft-ie pranon haptas faktin që ekzistojnë cenueshmëri brenda praktikisht çdo versioni të Internet Explorer-it.

Atëherë cila është zgjidhja, nëse shoqëria juaj xhiron aplikacione të dikurshme që funksionojnë vetëm me Internet Explorer? Këshilla jonë më e mirë është, mos përzieni punën me qejfin. Ju këshillojmë të përdorni zgjerimin për Mbulim Shfletuesish të Dikurshëm për Windows. Ky zgjerim u lejon përdoruesve të hapin automatikisht një grup të parapërcaktuar URL-sh në Internet Explorer dhe të rikthehen në Firefox, kur lëvizin nëpër një përkatësi tjetër.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Veçori

Veçori Firefox Internet Explorer
Bllokim vetëluajtjesh Po Jo
Shfletim me skeda Po Po
Përgjegjës faqerojtësish Po Po
Plotëson automatikisht formularë Po Po
Mundësi motori kërkimesh Po Po
Tekst në të folur Po Po
Mënyra Lexues Po Po
Kontroll drejtshkrimi Po Po
Zgjerime Web/Shtesa Po Po
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit Po Jo

Shqetësues është fakti se 4 deri në 5% e krejt trafikut web prej desktopësh, deri më 2019-n, kalon përmes Internet Explorer-it. Kjo mund të mos duket si shumë, pro në realitet do të thotë që miliona vetëve u shërbehet funksionim i dobët në internet, me kohë të ngadalta ngarkimi dhe rikrijimi faqesh, faqe që s’do të shfaqen siç pritet — krejt kjo përmbi problemeve të sigurisë të diskutuara tashmë.

Me tërë mend, arsyet e vetme për të përdorur Internet Explorer-in janë që zhvilluesit të testojnë si duken sajtet e tyre në një shfletues të vjetër, ose nëse një shoqëri ka aplikacione kritike për biznesin e vet, të cilat funksionojnë vetëm me shfletuesin Internet Explorer.

Në skajin tjetër të spektrit, Firefox-i është një nga shfletuesit e përditësuar më shpesh dhe vjen me plot veçori të dobishme dhe interesante, bie fjala, Pocket, që sugjeron lëndë me interes, sa herë që hapni një skedë të re. Shtylla jonë e unifikuar e kërkimeve dhe adresave web, ose Shtylla Quantum siç e quajmë ne, ju jep gjithashtu sugjerime të bazuara në faqerojtës dhe etiketa tuajat ekzistuese, në historikun tuaj të kërkimeve, skeda të hapura dhe kërkime popullore. Dhe, me një llogari Firefox falas, përfitoni gjithashtu hyrje në krejt rregullimet tuaja dhe në produkte tona të tjera Firefox në çdo pajisje, thjesht duke bërë hyrjen në të. Plus mendjen të fjetur, duke ditur se shfletuesi juaj po punon në mënyrë proaktive për të mbrojtur të dhënat tuaja personale.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Bartje:

Bartje Firefox Internet Explorer
Pasje në OS Po Jo
Pasje në OS celulari Po Jo
Njëkohësohet me celularin Po Jo
Administrim fjalëkalimesh Po Po
Fjalëkalim parësor Po Jo

Teksa Microsoft-i ka bërë lëvizjen për perëndimin e shfletuesit Internet Explorer, nuk mbulon më ndonjë version për iOS dhe s’ka qenë kurrë i passhëm nën Android. Që do të thotë se, veç në paçi një kompjuter portativ, ose desktop me bazë Windows, s’do të mund të përdorni faqerojtësit tuaj, historik shfletimesh, fjalëkalime të ruajtur dhe të dhëna të tjera të cilat shfletues modernë i njëkohësojnë mes pajisjesh.

Firefox-i punon nën çfarëdo platforme, përfshi Windows, macOS, Linux, Android dhe iOS. Që do të thotë edhe se mund të njëkohësohëni krejt të dhënat tuaja përmes platformash. Domethënë, nëse shfletonin në një portativ me bazë Windows, mund të vazhdoni atje ku e latë, kur i riktheheni shfletimi nën pajisjen tuaj iPhone ose Android. Kjo leverdi duhet të vijë standard me çfarëdo shfletuesi modern dhe mungon hidhtas në Internet Explorer.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Vlerësim i Përgjithshëm

Ish një kohë, ju shumë herët, kur Internet Explorer qe shfletuesi më popullor dhe i përdorur gjerësisht në botë. Kohët ndryshuan dhe kështu bëri edhe teknologjia, por, mjerisht, Internet Explorer ka mbetur pak a shumë po ai.Vetë Microsoft-i haptas u lutet përdoruesve të reshtin së përdoruri Internet Explorer-in dhe të hidhen te shfletuesi i tyre më i ri me bazë Chromium-inbased, Edge.

Mendimi ynë thjesht të ecni me një shfletues privat, të besuar, me një historik të dokumentuar të ofrimit të një punimi të shkëlqyer nëpër pajisje. Nën krahasim një për një, as që bëhet fjalë për garë. Firefox-i është pa diskutim fituesi në krejt kategoritë e peshimit. Nëse gjendeni në shtëpinë e gjyshes dhe hapni Internet Explorer-in, ndoshta mund të donit t’i bëni një nder gjyshes dhe të shkarkoni Firefox-in për të.

Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) | Internet Explorer (11)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.