Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Që të instaloni Firefox-in, ju lutemi, ndiqni këto udhëzime.

Privatësia Në Firefox
Firefox

Privatësi, shpejtësi dhe siguri.

Si të zgjidhni shfletuesin më të mirë për ju.

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Që të instaloni Firefox-in, ju lutemi, ndiqni këto udhëzime.

Privatësia Në Firefox

Interneti është bërë një gjë e domosdoshme, si elektriciteti apo uji, ndaj zgjedhja e shfletuesit më të mirë për ju është më e rëndësishme se kurrë. Interneti është një zyrë, mësues dhe ndonjëherë një mjek i dytë, edhe pse mjeku juaj aktual do të parapëlqente që të mos kishit kërkuar në internet për simptomat.


Aty nga mesi i viteve ’90, Netscape, Internet Explorer dhe AOL mbizotëronin peizazhin. Qe kohë më e thjeshtë, kur zhurma e ëmbël e internetit përmes lidhjes telefonike klasike dëgjohej anembanë hapësirave. Zakonin e durimit e mësuat duke pritur që të ngarkoheshin faqet web. Në ato kohë, ajo që kish rëndësi ishte shpejtësia e shfletuesit.

Sot është tjetër gjë. Reklamat, cenimet e privatësisë, defektet e sigurisë, dhe lajmet e rreme mund t’ju kenë bërë të shihni për të tjera cilësi në një shfletues. Si e mbron privatësinë tuaj shfletuesi? A i lejon gjurmuesit t’ju ndjekin nëpër internet? A është i aftë për multitasking dhe të merret me shumë veprime kompjuteri dhe interneti njëherësh?

Nëse po vrisni mendjen se ç’do të thotë të keni një shfletues privat ose të shpejtë, ja një analizë e tre gjërave që duhet të ketë një shfletues.

Një shfletues i ndërtuar për shpejtësi.

Një shfletues është prapëseprapë një mjet, ndaj kuptohet që do të doni të zgjidhni më të mirin për punën tuaj. Nëse jeni një qenie njerëzore që duhet të punojë për të mbijetuar, do t’ju duhet një shfletues internet i shpejtë. Një gjë që duhet mbajtur në mend është se një shfletues që xhiron gjurmues palës të treta, ka më tepër gjasa të jetë i ngadaltë, se sa një që nuk ka të tillë. Gjurmues palësh të treta janë cookie-t, dhe teksa nuk i shihni, xhirojnë në prapaskenë të sajtit, duke harxhuar kohë të vyer. Sa më shumë gjurmues palësh të treta bllokon një shfletues, aq më shpejt mund të xhirojë.

Kjo është një nga arsyet e shumta pse të zgjidhet shfletuesi Firefox: Firefox-i i bllokon gjurmuesit e palëve të treta, si parazgjedhje. Kemi dhe arsye të tjera dhe me to do të merremi më vonë.

Një shfletues që të parën vë pacenueshmërinë.

Ju kujtohet cenimi i fundit masiv i të dhënave? Nëse jo, gjasat janë ngaqë ndodh kaq shpesh. Shoqëritë mbajnë në zotërim të dhëna klientësh, të tilla si të dhëna të tyret personale ose financiare, dhe hacker-at i vjedhin. Nëse siguria është përparësi për ju, atëherë shfletuesi më i mirë për ju është një shfletues internet i sigurt.

Ka një dorë rrugësh me të cilat një shfletues mund të ndihmojë përdoruesit e tij të jenë të parrezikuar. Një shfletues që është i përditësuar me anët më të reja teknike të sigurisë mund të ndihmojë të mbroni kompjuterin tuaj dhe sajtet prej vizitorësh të padëshiruar, të tillë si malware ose viruse kompjuteri.

E dyta është të mos depozitohen shumë të dhëna përdoruesish. Hacker-at s’mund të vjedhin diçka që nuk gjendet aty, dhe kjo është arsyeja pse Firefox-i mban një sasi minimum të dhënash rreth përdoruesve të tij. Firefox-i di nëse po përdorni shfletuesin dhe vendndodhjen tuaj të përgjithshme , por jo emrin e qenit tuaj të fëmijërisë apo ngjyrën tuaj të parapëlqyer.

E fundit, por jo për nga rëndësia, një shfletues i parrezik do të duhej të ofronte mjete për t’ju ndihmuar të mbani nën vëzhgim llogaritë tuaja. Mendoni sinjalizime që shkojnë drejt e te email-i juaj, nëse cenohet një nga llogaritë tuaja, ose ikona që ju tregojnë nëse një sajt është i fshehtëzuar apo jo, (domethënë, nëse është ide e mirë të jepni numrin e kartës tuaj të kreditit në një sajt shitblerjesh).

Firefox-i ju ofron diçka të re për t’ju mbajtur të parrezikuar: Firefox Monitor-in. Është një shërbim falas që do t’ju sinjalizojë, nëse ka ndonjë cenim publik në llogaritë tuaja dhe do t’ju bëjë të ditur nëse llogaritë tuaja janë prekur në të kaluarën. Një tjetër veçori e paqme është Dryni i Gjelbër. Duket si një ikonë e vogël e gjelbër në anën e majtë sipër të dritares së shfletuesit. Nëse gjendeni në Firefox dhe shihni drynin e gjelbër, kjo do të thotë se sajti është i fshehtëzuar dhe i sigurt. Nëse dryni është gri, mund të donit të mendoheshit dy herë përpara se të jepni në të çfarëdo të dhëne rezervat.

Një shfletues që sheh punën e vet.

Privatësia në internet është një problem i nxehtë. Nëse privatësia është numri një në listën e përparësive tuaja, do të doni të shihni për një shfletues që e merre seriozisht këtë punë. Kur zgjidhni shfletuesin më të mirë privat për ju, shihni për rregullat lidhur me gjurmimin dhe se si i trajton të dhënat tuaja shfletuesi. Këto duken si çështje teknike, por janë arsyet pse disa shfletues janë më privatë se të tjerët.

Gjurmues janë krejt ato mesazhe bezdisëse “cookie”-sh që ju dalin në sajte linjash ajrore. Këta gjurmues palësh të treta dinë se ku klikoni dhe mund të përdoren për të analizuar sjelljen tuaj. Një shfletues privat duhet t’u japë përdoruesve mundësinë e çaktivizimit të gjurmuesve prej palësh të treta, por më e mira, t’i çaktivizojë si parazgjedhje.

Një tjetër rrugë për të ndalur gjurmues të gjurmojnë është përdorimi i mënyrës private për shfletim. Cilido shfletues që pretendon të jetë privat, duhet të ofrojë shfletim në mënyrë private.

Një rrugë e lehtë për ta kontrolluar është të shihet faqja e rregullimeve mbi lëndën dhe ajo e rregullave të privatësisë së një shfletuesi. Faqja mbi privatësinë do të duhej të përvijonte nëse ndahen apo jo me të tjerë të dhënat tuaj dhe pse. Kjo është arsyeja pse shënimi mbi privatësinë në Firefox gjendet dhe lexohet lehtësisht.

Zgjedhja e shfletuesit më të mirë për ju është pak a shumë si zgjedhja e një shtëpie. Doni të eksploroni mundësitë e ndryshme, të bëni ca kërkime dhe të merrni një vendim të bazuar mbi çka është e rëndësishme për ju.

Firefox kemi punuar fort për të ndërtuar një shfletues që është dy herë më i shpejtë se më parë dhe që u jep përdoruesve më tepër kontroll mbi jetën e tyre internetore.

Merrni në dorë kontrollin e shfletuesit tuaj.

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Që të instaloni Firefox-in, ju lutemi, ndiqni këto udhëzime.

Privatësia Në Firefox