Vullnetar te Mozilla!

  • 10 554 Moxillianë aktivë në mbarë botën
  • 40 veprimtari së afërmi kudo në botë
  • 87 gjuhë, që po shtohen, në çdo kontinent

#IAmAMozillian

Njatjeta, jam Fei, një moxilliane nga Filipinet

Mora pjesë për herë të parë një veprimtari vendore të Mozilla-s më 2011 dhe gjithë ata persona të mahnitshëm që takova dhe njoha më frymëzuan për të bërë më tepër. Dhe sot jam përgjegjëse e bashkësisë Mozilla Philippines.

Tani jap ndihmesë në:

  • Webmaker
  • WoMoz
  • Ambasadorë të Firefox-it te Nxënësit
  • Ngritje Bashkësish

Pasioni im është organizimi i veprimtarive vendore të bashkësisë rreth Webmaker-it dhe WoMoz-it (Women in Mozilla), në të cilat mund të stërvis të tjerët dhe t’u ndihmoj të zhvillojnë aftësitë e tyre. Jap gjithashtu ndihmesë në programin Ambasadorë të Firefox-it te Nxënësit dhe atë të Ngritjes së Bashkësive.

Në të qenët moxillian, pjesa ime më e dashur është bashkësia mbarëbotërore. Më pëlqen të përfytyroj krejt ne si një “familje” ku e pranojmë njëri-tjetrin haptazi dhe jemi të lirë të themi ç’mendojmë teksa punojmë tok.

Njhuni me ca moxillianë të tjerë

Merrni përditësime bashkësie (Anglisht)