Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Talenti juaj duhet për një internet më të mirë

Mozilla është një ent jofitimprurës që punon për të siguruar që interneti të jetë i hapur dhe mirëpritës për të tërë. Dhe na duhet ndihma juaj. Duke u bërë pjesë e bashkësisë sonë, mund të ndihmoni të shpihet përpara novacioni, të thellohet përgjegjshmëria dhe besimi dhe interneti të bëhet një vend më i mirë për këdo.

Si mund të jepni ndihmëse…

Misioni Ynë

Misioni ynë është të sigurohet që interneti të jetë një burim publik global, i hapur dhe përdorshëm nga kushdo. Një internet që vërtet vë njerëzit mbi gjithçka, ku individët mund t’i japin formë punimit të tyre dhe janë të fuqizuar, të siguruar dhe të pavarur.

Krijuar nga persona të pasionuar si ju

Kur jepni ndihmesë te Mozilla, bëheni pjesë e një bashkësie mbarëbotërore e përbërë prej njerëzish anembanë rruzullit, të cilët besojnë se të gjithë kemi rolin tonë në garantimin e mbetjes së internetit një forcë e të mirës.

Ne besojmë se bashkëpunimi brenda bashkësisë është jetik për krijimin e një interneti që është i larmishëm, risor dhe që jep llogari para njerëzve që kanë më shumë nevojë për të. Qoftë nëse keni përvojë në teknologji,organizim bashkësie, ose thjesht keni një kompjuter dhe ca kohë të lirë, mund të na ndihmoni ta bëjmë internetin një vend më të mirë.

Merrni Ndihmë

Mozilla ka një ekip të përkushtuar vullnetarësh për t’ju ndihmuar lidhur me çfarëdo problemesh që mund të keni hasur.

Probleme me një faqe web?

Nëse funksionimi i një sajti për ju ndryshon nga një shfletues në tjetrin, mundet të keni zbuluar një problem përputhjeje web-i. Do të donim fort të na e bëni të ditur!