Kontrolloni Shtojcat Tuaja

Mbajtja të përditësuara e shtojcave të marra nga palë të treta ndihmon që Firefox-i të punojë rrjedhshëm dhe me siguri.

Nuk keni FLASH?

Për hir të sigurisë suaj, Firefox-i e ka çaktivizuar versionin tuaj të vjetruar të Flash-it. Ju lutemi, përmirësojeni me versionin më të ri.


  • Hapi 1: Klikoni Përditësoje që të përditësohet shtojca.
  • Hapi 2: Kryeni krejt përditësimet e këshilluara përpara se të rinisni shfletuesin tuaj.
Hollësi shtojce Gjendje Veprim

Pyetje të bëra shpesh

Çfarë është një shtojcë?

  • Shtojcat mundësojnë funksionimin e videove, animacioneve dhe lojrave.
  • Ato krijohen nga shoqëri jashtë Firefox-it, të tilla si Adobe Systems ose Apple.
  • Shtojcat jo gjithmonë përditësohen vetvetiu.

Pse duhet t'i përditësoj shtojcat e mia?

  • Shtojcat e vjetruara mund të shkaktojnë ndërprerjen e shfletimit dhe t'ju shpërdorojnë kohë.
  • Shtojcat e vjetruara shtojnë rrezikun për sulme përmes malware-esh, virusesh, dhe të tjera kërcënimesh sigurie.
  • Shtojcat e përditësuara sjellin përmirësime që e bëjnë web-in më të mirë dhe më të sigurt për ju.

Si mund të më ndihmojë Firefox-i?

Në të ardhmen, shtojcat për ju do t'i përditësojë Firefox-i. Deri atëherë, është mirë të kontrolloni rregullisht këtë faqe dhe të përditësoni shtojcat tuaja që të jeni i sigurt.

Cilat shtojca kam?

Kemi dalluar vetvetiu shtojcat e mësipërme; që të shihni shtojcat që keni të instaluara te Firefox-i ndiqni këto hapa:

  1. Hapni menunë Mjete.
  2. Zgjidhni Shtesa.
  3. Klikoni skedën shtojca.

Si ta çaktivizoj një shtojcë?

Në Firefox:

  1. Hapni menunë Mjete.
  2. Zgjidhni Shtesa.
  3. Klikoni skedën shtojca.
  4. Klikoni mbi një shtojcë nga të listës.
  5. Klikoni butonin Çaktivizoje.

Kujdes: çaktivizimi i një shtojce do të thotë që nuk do të jeni më në gjendje të bëni disa gjëra. Për shembull, nëse çaktivizoni Flash-in, nuk do të jeni në gjendje të shihni video në site-et e njohur që strehojnë video.

Keni pyetje? të tjera

Site-i ynë i asistencës mund t'ju vijë në ndihmë mësoni më tepër rreth shtojcave ose diagnostikoni probleme shtojcash.