Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Po ndërtojmë një Internet më të mirë

Misioni ynë është të sigurojmë që Interneti të jetë një burim publik global, i hapur dhe i përdorshëm nga të gjithë. Një Internet që vërtet vë njerëzit mbi gjithçka, ku individët mund t’i japin formë punës së tyre dhe ku këta fuqizohen, janë të parrezikuar dhe të pavarur.

Ne të Mozilla-s jemi një bashkësi mbarëbotërore njerëzish të teknologjisë, konceptuesish dhe krijuesish që punojnë tok për ta mbajtur Internetin gjallë dhe të përdorshëm, që njerëzit anembanë botë të mund të jenë kontribues dhe krijues të Web-it. Ne besojmë se ky akt i bashkëpunimit njerëzor përmes një platforme të hapur është thelbësor për rritjen individuale dhe të ardhmen tonë kolektive.

Që të njihni më mirë vlerat dhe parimet që udhëheqin përmbushjen e misionit tonë, lexoni Manifestin e Mozilla-s .

Shihni videon më sipër që të mësoni se cilët jemi, prej nga erdhëm dhe se si po e bëjmë Web-in më të mirë për ju.
  • Përfshihuni

    Mundësi vullnetarizmi në një numër fushash të ndryshme

  • Historik

    Prej nga vijmë dhe si mbërritëm këtu ku jemi

  • Forume

    Temat përfshijnë asistencë, produkte dhe teknologji

  • Qeverisje

    Struktura jonë, organizimi dhe bashkësia më e gjerë Mozilla