Mozilla

Eksploroni këtë sajt

Firefox OS

Web-i është platforma

Me mbështetjen e disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë përkatëse, Firefox OS-i është një platformë e hapur që nxit pjesëmarrje më të madhe në zinxhirin e vlerës. Shihni se si mund merrni pjesë ose mësoni më gjerë se ç’do të thotë kjo për konsumatorët.

Shihni pajisje të gatshme me Firefox OS

Ndërtuar me bazë Web-in

I ngritur krejtësisht duke përdorur HTML5 dhe të tjera standarde të hapur Web, Firefox OS-i është i papenguar nga rregullat dhe kufizimet e platformave ekzistuese pronësore.

Ndërtuar nga Firefox-i

Gjatë 15 vjetëve të shkuar, pjesëmarrja jonë ka qenë kyçe për risimin dhe dhënien formë Web-it, për ta mbajtur atë të hapur dhe të përdorshëm nga kushdo. Si fryt i përpjekjeve tona, një e pesta e krejt veprimtarisë në Web sot kryhet përmes produktesh Firefox.

Ndryshimi që sjell Web-i i Hapur

Firefox OS-i ofron:

  • Mundësi të barabarta loje, përkundër OS-esh dhe tregjesh të tjerë aplikacionesh
  • Pjesëmarrje më të madhe në zinxhirin e vlerës
  • Pronësi dhe kontroll mbi marrëdhëniet me klientët
  • Telefona të personalizuar që përmbushin nevoja specifike të një larmie tregjesh

Bashkëpunoni me ne

  • Telefonica
  • DT
  • LG
  • Qualcomm
  • ZTE
  • Telenor
  • KDDI
  • TCL
  • Telecom Italia
  • China Unicom
  • Sprint
  • VimpelCom
  • SingTel
  • Etisalat
  • Korea Telecom
  • SMART Communications
  • Megafon
  • Portugal Telecom
  • American Movil

Firefox Marketplace

Aplikacione HTML5 për këdo

Zbuloni një rrugë të re pjesëmarrjeje në një ekosistem që shpalos aplikacionet më popullore në botë, por edhe lëndë me më tepër rëndësi dhe të synuar për të përmbushur nevojat e konsumatorit vendor. Shihni se si mund t’u ndihë kjo operatorëve dhe prodhuesve dhe po ashtu edhe zhvilluesve.

Nevojat tuaja

Fuqizoni biznesin tuaj duke ndërthurur paketat tuaja të pagimit për konsumatorët me ato çka ofrojmë ne si shërbime burimi të hapur, mbërrini në tregje të reja dhe përshtatuani blerjen dhe përdorimin e aplikacioneve nevojave tuaja të veçanta.

Përvoja jonë

Historiku ynë i dëshmuar i ofrimit punim të shkëlqyer përdoruesve dhe lëndë për publik të stërmadh shfaqet në gjithçka bëjmë. Me shtesat tona shërbehet lëndë për qindra milionë përdorues anembanë botës.

Bashkësia më e madhe në botë e zhvilluesve

Marketplace-i ofron:

  • Përkushtim nga ajka e zhvilluesve të mirënjohur
  • Lëndë të përimtuar për çdo grup përdoruesish, për ta përputhur me nevojat e konsumatorit vendor
  • Pragje më të ulëta kostoje dhe burimesh për zhvillues aplikacionesh vendore

Bashkëpunoni me ne

Bëhuni një zhvillues Marketplace-i

Marketplace-i ofron:

  • Aplikacione që klientët mund t’i përdorin në platforma, pajisje dhe sisteme operative të ndryshme
  • Modele të epshëm biznesi dhe mundësi të shumta vjelje fitimi nga pagesat
  • Mundësi faturimesh operatori në monedha vendore
  • Aftësinë për t’u lidhur me qindra milionë përkrahës të Firefox-it kudo në botë
  • Mundësi shfrytëzimi tregjesh relativisht të paprekur

Firefox për Android

Ndjesi të epërme nga Web-i

Merreni te Google Play

Me veçori punimi të fuqishëm, ndërplatformëshe dhe të thelluara, dhe me fjalën e fundit në siguri, shfletuesi ynë, i vlerësuar ndër më të mirët, ofron një alternativë ndaj platformave të mbyllura, duke ju dhënë mundësinë të hartoni, shpërndani dhe vendosni çmime ashtu si e gjykoni më mirë. Njihuni më thellë me mundësi partneriteti.

Forconi marrëdhëniet me klientët

Krijoni ndarjet tuaja unike, me markën tuaj, për Firefox-in për Android dhe Firefox Marketplace-in, për tërheqje më të madhe të përdoruesve dhe për të shtuar praninë e markës suaj në vëmendjen e tyre.

Krijoni vlerë të re për ju dhe përdoruesit tuaj

Përfitoni nga mundësitë që japin shërbime të tilla si Firefox Marketplace-i dhe WebRTC-ja, për të krijuar oferta të reja, të pavarura nga platformat, dhe për të kryer faturime klienti të drejtpërdrejta.

Nxirreni veten në pah
nga turma

Përfitoni nga sa ofron marka dhe shërbimet tona, për t'i nxjerrë në pah produktet tuaja dhe për të shtuar shitjet.

Firefox-i për Android ju lejon:

  • Të ofroni ndjesi të personalizuara

    Të shtoni markën tuaj dhe lëndë tuajën, për të shtuar urat e ndërveprimit me klientët, mbajtjen e tyre të tërhequr dhe shitjet në të ardhmen.

  • Të krijoni oferta të reja shërbimi

    Të integroni përmes Firefox Marketplace-it dhe WebRTC-së shërbime drejt e në shfletues, duke e çliruar veten nga kufizimet e platformave pronësore.

  • Faturim klientësh i drejtpërdrejtë

    Fuqizoni biznesin tuaj duke ndërthurur paketat tuaja të pagesave me ofertat tona për shërbime burimi të hapur.

Bashkëpunoni me ne

Firefox Marketplace — Dëshmi zhvilluesish

Ju falënderojmë për interesin që tregoni për bashkëpunim me ne

Kërkesën tuaj do ta shqyrtojmë dhe do të lidhemi së shpejti me ju rreth mundësish dhe shansesh.