Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Bllokuesi i reklamave – një armë e fshehtë kundër reklamave bezdisëse.

Kaq shumë reklama, kaq pak durim… Ka ardhur koha të ndalet çmenduria.

Personi mesatar sheh mesatarisht 4 mijë reklama në ditë. Nëse mendoni se kaq është shumë, një bllokues reklamash është shoku juaj më i mirë.

Një bllokues reklamash është një copë software-i që mund të përdoret për të bllokuar reklama dhe punon në dy drejtime. Drejtimi i parë është kur një bllokues reklamash bllokon sinjalin prej një shërbyesi të reklamuesit, kështu që reklama nuk shfaqet kurrë në faqen tuaj. Një drejtim tjetër në të cilin funksionojnë bllokuesit e reklamave është përmes bllokimi pjesësh të një sajti të cilat mund të jenë reklama.

Këto reklama mund të jenë reklama video të zhurmshme, reklama që ju ndjekin nëpër internet, gjurmues, cookie palësh të treta, etj. Që të përdorni një bllokues reklamash, mund të kërkoni për shtesa bllokuesi reklamash të gatshme për shfletuesin tuaj. Firefox-i, për shembull, ka këtë listë shtesash të miratuara bllokuesish reklamash. Klikoni në këtë listë (ose mbi bllokues reklamash që janë të miratuar për shfletuesin tuaj) dhe shihni se cili plotëson nevojat tuaja.

Gjeni bllokuesin e duhur të reklamave për ju

Keni AdBlocker Ultimate që ju heq qafe secilën reklamë, por hapni sytë. Disa nga gazetat dhe revistat tuaja të parapëlqyera mbahen nga reklamat. Bllokimi i reklamave për ta nga shumë vetë mund t’i nxjerrë nga loja fare.

Reklamat flluskë janë më të ligat. Bllokojini meh Popup Blocker dhe mos kini kurrë më punë me flluska bezdisëse.

Një nga bllokuesit më popullorë të reklamave për Chrome, Safari dhe Firefox është AdBlock. Përdoreni për të bllokuar reklama në Facebook, YouTube dhe Hulu.

Krijoni një zonë të lirë nga gjurmues, përmes Bllokimi Lënde

Në Firefox mund të përdorni rregullime Privatësie ose Bllokimi Lënde për të pasur kontroll të mëtejshëm mbi gjurmues reklamash që ju shërbejnë të tilla.

Zgjidhni shkallën tuaj të mbrojtjes

Për t’ia filluar, klikoni mburojën në të majtë të shtyllës së adresave, në cilëndo faqe web dhe përzgjidhni “Rregullime Mbrojtjeje”. Kjo do të hapë panelin e Firefox-it Rregullime Privatësie & Sigurie në një skedë të re. Duhet të shihni një dritare flluskë të kaltër, me elementë të ndryshëm që mund të përzgjidhen.

Jini i butë, me mënyrën Standarde

Nëse reklamat nuk ju bezdisin dhe nuk e keni problem t’ju ndjekin gjurmues dhe cookie palësh të treta, rregullimi Standard duhet t’ju bëjë punë. Për t’i hequr qafe gjurmuesit nën mënyrën Standard, përdorni një dritare Shfletimi Privat.

Jini i ashpër, me mënyrën Strikte

Nëse parja e shumë reklamave jua çon ditën dëm, atëherë mënyra Strikte ju shkon më shumë për shtat. Kjo mënyrë do të bllokojë në krejt dritaret Firefox gjurmues dhe cookies të njohura palësh të treta.

Mënyrë Vetjake bëjeni-si-doni

Rregullimi Vetjak ju lejon maksimumin e zgjedhjes. Mund të vendosni ç’të bllokohet, përfshi gjurmues, cookies dhe më tepër. Nëse lejoni cookies prej një sajti, automatikisht do të gjendeni nën mënyrën Vetjake.

Fshini gjurmët tuaja, bllokoni gjurmuesit

Klikoni mbi kuadratin Gjurmues dhe do të jeni në gjendje t’i bllokoni gjurmuesit në dy mënyra. Një mënyrë bllokimi gjurmuesish është ta bëni teksa punoni në një Dritare Private. Një rrugë tjetër është të bllokohen gjurmuesit në krejt dritaret. Mbani parasysh se nëse zgjidhni të bllokohen përherë gjurmuesit, disa faqe mund të mos ngarkohen saktë.

Përpijini cookie-t

Cookies dërgohen nga sajtet që vizitoni. Jetojnë në kompjuterin tuaj dhe mbikëqyrin çfarë bëni në një sajt. Kur një shoqëri fluturimesh rrit çmimet për ju, ngaqë keni parë një herë atë ditë bileta aeroplani, këtu ka gisht një cookie.

Në Firefox mund të bllokoni krejt cookies palësh të treta ose vetëm ato të depozituara nga gjurmues. Mbani parasysh se bllokimi i krejt cookie-ve mund të dëmtojë funksionimin e disa sajteve.

Dërgoni një sinjal “Mos Më Gjurmoni”

Nëse s’doni që sjellja juaj internetore të përdoret për reklama, mund t’u dërgoni sajteve një letër politese “faleminderit, por jo, faleminderit” duke i vënë shenjë mundësisë Mos Më Gjurmoni të Firefox-it. Pjesëmarrja është vullnetare, por sajtet pjesëmarrëse do të reshtin menjëherë së ndjekuri ju.

Rritni shpejtësinë falë bllokuesve të reklamave

Në disa raste, një bllokues reklamash mund ta ndihmojë shfletuesin tuaj të punojë më shpejt. Kur ngarkohet një reklamë, kjo mund të ngadalësojë një sajt. Në të njëjtën kohë, gjetja e diçkaje që po kërkoni mund të zgjasë më shumë, nëse jeni i zënë me mbylljen e reklamës së radhës.

Nëse doni të mësoni më tepër rreth bllokimit të reklamave, ka qindra zgjerime bllokues reklamash për Firefox dhe shfletues të tjerë. Nëse doni të provoni bllokuesin e reklamave që përdor Firefox-i, klikoni këtu që të shkarkoni një shfletues që vë privatësinë së pari.